Epike nga PD-ja/ Gazetarja pyet Alibeajn se sa deputetë e mbështesin, kolegu nga mbrapa bën ndërhyrjen që shkakton të qeshura

0
95

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kreu i tij, Enkelejd Alibeaj përsëriti kërkesën për moskandidimin e Berishës për kreun e partisë më të madhe të opozitës.

Alibeaj tha më tej se Berisha nuk duhet të ishte as pjesë e mbledhjes së sotme, për shkak se ai është i përjashtuar me vendim të datës 9 Shtator.

Në këtë moment një prej gazetareve e pyeti Alibeajn se sa prej deputetëve e mbështesin qendrimin e tij, ndërkohë që pyetja u dëgjua edhe nga Luan Baçi, i cili po dilte në ato momente nga selia. Baçi ndërhyri duke thënë se Alibeajn e mbështet vetëm Gaz Bardhi, ndërhyrje kjo që u shoqërua dhe me të qeshura nga të pranishmit.

Debatet:

Alibeaj: Kushdo ka detyrimin që ta kërkojë bashkimin sepse ua kemi detyrimin demokratëve tanë. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi, Edi Rama fërkon barkun.

Gazetarja: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?

Luan Baçi: Vetëm Bardhi (Gazment Bardhi).

Alibeaj: Ja e patë një zë, ja ky është një zë që është bashkimi.

Gazetarja: Edhe zoti Bardhi vetëm një gjuhë ka përdorur dje në rrjetet sociale.

Alibeaj: Nuk është e mirë. Sepse po vendosëm se sa mbështesin, vetëm celebrojmë ndarjen. Kjo nuk është e mirë.