Erdogan: Rinia është shpresa dhe garantuesi ynë i së ardhmes!

0
41

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu drejtua të rinjve përpara balotazhit të planifikuar në 28 maj për zgjedhjet presidenciale.

“Së bashku do të zgjidhim problemet e vendit dhe do të eliminojmë të gjitha sfidat me të cilat përballet Turqia. Le të jemi bashkë në pikëllim dhe gëzim. Le të takojmë ditë më të mira! Shpresoj në mbështetjen aktive të votuesve të rinj gjatë votimit të 28 majit”, tha ai një postim në Twitter.

Kreu i shtetit falënderoi çdo votues që mori pjesë më 14 maj në votimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

“Me shembullin tuaj të votimit të 14 majit, ju ripohuat të drejtën e njerëzve që besojnë thellë në fuqinë e rinisë. Jam krenar për ju! Rinia është shpresa jonë, garantuesi i një të ardhmeje më të ndritshme. Jam i sigurt se me përpjekjet e brezit të ri, populli ynë, historia e të cilit është e mbushur me fitore, do të arrijë në pozicionet më të avancuara në botë. Mos lejoni që asnjë forcë t’ju pengojë”, ka shkruar ai.