ERION MURATAJ URON DITËN E PARË TË SHKOLLËS: “DIJA ËSHTË ARMA MË E FORTË QË KEMI NDAJ PADREJTËSIVE DHE ERRËSIRËS”.

0
116

Kryetari i PSD Elbasan Erion Murataj ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

Statusi i plotë

“Dija është arma më e fortë që kemi ndaj padrejtësive dhe errësirës .
Ndaj sot unë dua ti uroj cdo vogëlushi që ulet për herë të parë në bangat e shkollës u bëft fanar ndricues dhe burim shprese për veten familjen dhe shoqërinë .
Dua po ashtu të uroj cdo të ri dhe të re që vijon këtë vit një tjetër etapë të rëndësishme në rrugën e mësimnxënjes në dukje të mërzitshme përball dëfrimit por thellësisht vendimtare për të nesërmem .
Me përulje dua të falenderoj e uroj për një tjetër vit sfidues cdo mësues në punën e palodhur për breza me radhë dhe pse të pa vlerësuar në vite .
Nëse e duam vërtet Shqipërinë duhet të shohim bjerrjen e saj tek flaka gjithmonë e më e zbehtë e arsimit .
Ndaj le të shërbej kjo ditë e mbushur me urime e ëndra që të jemi bashkë për ta rindezur atë flakë cdo vit e më të fortë duke filluar nga sot”.