Shtanga shqiptare regjistroi dje një rezultat të madh ndërkombëtar, në Kampionatin Botëror për të rinj që po zhvillohet në Iraklio të Kretës, në Greqi. Ishte sportisti ynë 17-vjeçar, Ertjan Kofsha, i cili ?toi medalje bronzi në këtë aktivitet, por theu për moshën e tij dy rekorde europiane në stilin e shkëputjes si dhe një rekord në stilin e shtytjes. Edhe pse aktiviteti ishte për të rinjtë, domethënë për moshën deri në 22 vjeç, duhet thënë se shtangisti ynë bëri një performancë të nivelit të lartë, duke siguruar një medalje bronzi nga ky aktivitet, por më shumë se kaq, duke u evidentuar si një talent i madh i peshëngritjes shqiptare dhe asaj europiane e më gjerë. Vetëm 17 vjeç, por i aftë të rivalizojë ata me moshë më të madhe e të rriturit, një garanci në të ardhmen e shtangës shqiptare për medalje të rëndësishme në garat e mëdha europiane e botërore.
Gara e Kofshës
Kofsha garoi në peshën trupore 81 kg, por përballë pati rivalët më të mëdhenj të shtangës në botë, për moshat 20 e kusur vjeç. Megjithatë, në shkëputje ai bëri një garë të shkëlqyer, duke ?ytuar medalje bronzi, pasi e mbylli këtë stil me 146 kg. Në stilin e shtytjes ai e mbylli me 167 kg dhe me 313 kg në dygarësh, ai zuri përfundimisht vendin e 7-të në botë. Nëse gara do të ishte për moshën U-17, atëherë ai do të ishte shpallur automatikisht kampion i botës. Gjithsesi, këtë aktivitet, pra Botërorin e shtangës për moshën U-17 do ta shijojë pas pak kohësh në Itali, ku do të ketë rastin të kurorëzohet si më i miri në botë në moshën e tij, gjë që është edhe qëllimi madhor për këtë vit. Në të vërtetë ky është një vit madhor për peshëngritjen shqiptare, pasi pret në Tiranë dy Europianë, një për të rritur e një për të rinj plus U-23. Europiani i të rriturve do të jetë në fund të majit e në ?llim të qershorit dhe garat do të bëhen tek Parku Olimpik, dhe synimet e peshëngritësve tanë janë të mëdha. Në këtë garë do të performojë edhe Kofsha, me shpresën për të ndihmuar ekipin, por edhe për të marrë përvojë nga garat e mëdha ndërkombëtare. Në vjeshtë do të jetë edhe Europiani i të rinjve, ku ai do të ketë një tjetër shans të evidentojë vlerat e tij. Qëndrimi i trajnerit ToskaI entuziazmuar është shprehur pas garës edhe trajneri i Ertjan Kofshës, Leonard Toska, i cili shpërndau edhe video nga momentet e gëzimit dhe të ngritjes së djaloshit shqiptar në podin e vlerësimit. “Medalje bronzi ne stilin e shkeputjes per 17 vjecarin Ertjan Kofsha ne kampionatin boteror per te rinjt qe po zhvillohet ne Heraklion Greqi. Ku theu dhe 3 rekorde europiane per moshat U17 vjec, 2 në shkeputje dhe 1 ne dygaresh”, shkruan në rrjetin social facebook, trajneri i sportistit, i cili dëshmohet dhe një herë tjetër si një “fabrikë” e prodhimit të talenteve në peshëngritjen shqiptare. Lagjja, i 11-ti në Botëror Përveç Kofshës, në Botërorin e Kretës mori pjesë edhe Saimir Lagjja, që garoi në peshën 67 kg, por ai zuri vendin e 11-të. Lagjja ngriti 102 kg në shkëputje dhe 120 kg në shtytje, pra 222 kg në dygarësh.