Turizmi italian në pritje të punëtorëve nga Shqipëria

0
68

Dhjetëra të rinj shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Shkodrës, prej muajit mars të këtij viti janë formuar për t’u punësuar këtë sezon në sektorin e turizmit në qytetet të ndryshme italiane, por burokracia mes dy vendeve vonon mbërritjen e tyre si dhe vë në vështirësi sipërmarrësit italianë.

Ishte ky një projekt i emërtuar Ponte Adriatico, që në bashkëpunim me shoqatat e sipërmarrësve turistikë në rajone të ndryshme italiane, kishte si qëllim përballimin e mungesës së personelit që turizmi italian shënon gjatë viteve të fundit.

Dhjetëra të rinj shqiptarë të zgjedhur nga Federata e hotelerive italiane, në bazë të kërkesave të sipërmarrësve, u formuan profesionalisht për disa jave si dhe në njohjen sa më të mirë të gjuhës italiane.

Sot ata duhet të kishin mbërritur në Itali, por burokracia mes dy vendeve ka vonuar punësimin e tyre si dhe ka shtuar problemet e preokupimet e sipërmarrësve turistokë, tashmë që sezoni i verës ka nisur

Është Luca Cevoli, drejtori i FederAlberghi, Riccione, një nga territoret ekselente të turizmit italian, i cili ka lëshuar alarmin se burokracia institucionale ka vonuar mbërrijnw e punëtorëve të formuar nga Shqipëria, “e deri më sot nuk e dimë se kur do të mbërrijnë në Itali”, thotë ai.

“Gjithçka është në duart e burokracisë, shprehet Luca Cevoli, e na mbetet veç të presim.”

Kamerierë, barman, e personel kuzhine nga Shqipëria, duhet të mbërrinin në Emilia Romagna, qysh në prag të Festës së Pashkëve me vende punësimi të caktuara në hotele të ndryshme të Riminit e Riccione-s

Ente që kuron projektin “Ponte Adriatikco”, është në kontakt të vazhdueshëm me Ministritë e dy vendeve, por fakt mbetet që deri më sot mungon autorizimi për mbërritjen e punësimin në Itali të punëtorëve nga Shqipëria.

Ndoshta ardhja e refugjatëve nga Ukraina që në Itali janë mbi 100 mijë, numër që rritet ditë pas dite, mund të ketë ngadalësuar e komplikuar punën e organeve kompetente, por fakt mbetet se tashmë sezoni turistik në Itali ka nisur, e sipërmarrësit e këtij sektori janë në hall.

Nuk ka kamerierë, baristë, personel hoteli e kuzhine.