“Europa është këtu”/Belshi, thesari i fshehur që pret të zbulohet nga turistët e huaj

0
212

I njohur si qyteti i 85 liqeneve, Belshi është thesari i fshehur që pret të zbulohet nga qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj.

Kështu shprehet Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca pas një vizite që ka zhvilluar së fundmi në Belsh.

Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, fillimisht u ndal në Këndin e  BE në bashki ku u njoh nga afër me punën e stafit të përkushtuar për të promovuar vlerat europiane tek qytetarët e Belshit.

Gjatë vizitën në Belsh, Soreca u takua edhe me  kryetarin e bashkisë Arif Tafani dhe përfaqësues të bizneseve që kanë përfituar nga rrugët lokale të rindërtuara me fonde të Bashkimit Europian

Soreca  u njoh nga kryetari i bashkisë me transformimin  e jashtëzakonshëm të bashkisë Belsh vitet e fundit.

“Rilindja Urbane e qytetit te Belshit, transformimi rrënjësor i infrastrukturës rrugore, modele zhvillimi si ai i Seferanit, cilësia e re e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve nga ADISA, falë reformës administrativo-territoriale si edhe projektet e përbashketa bashki qeveri me financimin e BE në fushën e agrobiznesit jo vetëm po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë në Belsh, por po ndikon që fermerët e zonës, sidomos të rinjtë, ta shikojnë të ardhmen e tyre këtu pranë liqeneve të mrekullueshme të Dumresë”, theksoi Tafani.

Ambasadori Soreca gjatë vizitës në njësinë administrative Grekan u njoh nga afër me impaktin që krijoi tek banorët e kësaj  njësie asfaltimi i rrugës Belsh-Deshiran vite më parë me fondet e BERZH.

Gjithashtu, Soreca u njoh edhe me disa zhvillime të reja në agrobiznes si  ferma e kultivimit të shafranit etj.

“Bashkimi Europian është i pranishëm në Belsh përmes investimeve të tij në rrugët lokale dhe Këndit të BE-së në bashki, ku qytetarët, të rinjtë, fermerët dhe bizneset mund të marrin informacione për programe të ndryshme të BE-së”, shprehet Soreca.atsh