Fanja pa rrugë, banorët: Në dimër mbytemi nga balta, në verë nga pluhuri. Tre herë deputet, Ballës nuk i skuqet faqja

0
26

Fshati Fanjë i cili ndodhet në bashkinë Përrenjas vuan për 800 metra rrugë, pasi rruga është e pakalueshme.

Emisioni “Fol” në MCN TV u ndal me banorët e këtij fshati të cilët ankohen se vetëm pak makina nuk e prekin shasinë në rrugë dhe se të tjerat e kanë shumë të vështirë dhe mund të mbeten peng në një rrugë të ngushtë.

Ky fshat është fare pranë rrugës së re Qukës-Qafë Plloç dhe banorët thonë se në dimër mbytesh në baltë dhe pellgje, ndërsa në verë të mbyt pluhuri.

Kjo ka bërë që shumica e banorëve prej mungesës së rrugës por edhe problemeve të tjera, të zbresin në qytet.

  • Njëri prej tyre tregon se si pluhuri gjatë verës, bën që ta kenë të pamundur që të hapin dritaret e shtëpive.
  • Në dimër baltë, pellgje me ujë, në verë pluhur. Banorët nuk mund të hapin rrobat në tel prej pluhurit dhe as dritaret.

    Nuk mund të hanë as edhe një frut për shkak të pluhurit. Vijnë na bëjnë qejfin para votimeve, do e shtrojmë, pastaj sa marrin votën dhe nuk duken më.

    Tre herë Taulant Balla që e kemi pasur deputet të zonës, vjen dhe nuk i skuqet fare faqja.

    Ka qenë dhe më para në 2016 voli drogën, ndenji policia sa u mbill dhe u vol droga. Sa u vol droga iku policia. Në vitin 2016. Taulanti e njeh mirë zonën dhe e di.

    Në shkollë ka vetëm 5 nxënës, është drejt mbylljes. Është fatkeqësi për fshatin, po u mbyll shkolla dhe iku ambulanca.

    Fshati ka qenë me 1200-1300 banorë, tani mund të kenë ngelur afro 500-600. Me gjithë ata që i sjellin për vota, se këtu ka më pak banorë.

    Rrugë nëpër lagje nuk ka fare, nuk pyet njeri, nuk ka shtylla dritash, telat janë nëpër pemë.

    Problem tjetër janë varrezat e fshatit, për 300-400 metër rrugë nuk shtrohet.

    Më parë nëse do binte shi, do prisje ditën tjetër të ulej përroi që të kaloje xhenazen.

    Shyqyr që na çoi turbinat ish-kryebashkiakja Miranda Rira që mund të kalojë ndonjë makinë.

    Ndërsa stafi i fryrë i bashkisë nuk bëjnë asgjë.

  • Një tjetër banor ngre shqetësimin se tokat vaditen me puse ose kur bie shi.
  • Doktor nuk ka në fshat, ka vetëm në Qukës. Fshati ka dy infermiere. Pa rrugë dhe ujë nuk bëhen bujtina. Këtu dikur bëhej 2 mijë kuintal grurë.

    Fondi për rrugën është dhënë, nuk dihet ku ka shkuar. Kemi 30 vjet që presim ujin për vaditje. Projekti duhet të hetohet.

    Ish-kandidatja për kryetare bashkie Suzana Topi vajti e verifikoi. Është bërë denoncim në SPAK. Paratë janë marrë dhe kanali është në vend numëro.

    Fshati ka jetuar gjithmonë me tokë dhe ujë, ka pasur nga 50 tufa bagëti, sot nuk ka asgjë. Për ne shteti nuk ka subvencione, kemi mbjellë qershi.

    Bashkia Përrenjas nuk ka asnjë pikë grumbullimi. Njerëzit ikin nga pamundësia për të jetuar.

  • Shqetësim tjetër ngrihet nga një banor i cili thotë se i kanë zhvlerësuar tokën dhe i kanë humbur dosjen e shpronësimit, pasi tokën e tij e prekte rruga.
  • Më kanë humbur dosjen e shpronësimit. Ma morën tokën në 2014, unë vazhdoj ti paguaj taksat. Vajta te ARRSH ti ke 2 dynym e 700 metër më tha nga 6 dynym.

    Më tha ne matim vetëm asfaltin sipër, ndërkohë që nga 6 dynym kam përfunduar me dy. Çmimi është me 1900 lekë të vjetra metri.

    • Figuroj pronar toke, por tokën më ka zënë shteti. Më hoqën tokën, bukën e fëmijëve, shteti nuk do që t’ia dijë.
    • Bëra kasolle për lopën ma sollën policinë, vajta në bashki dhe kam paguar se duhej me skicë dhe harta.
  • Një i moshuar shprehet se njerëzit ikin për një rrugë, duke shtuar se fshat pa shkollë dhe xhami nuk ka.
  • Kryeministrit i them të na bëjë rrugën dhe kanalin vaditës.
  • Mcn