“FBI” shqiptare “shtrydh” Nuredin Dumanin, kush e porositi eliminimin e elbasanasit?

0
1485

Oficerët e  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mësohet se kanë marrë në pyetje Nuredin Dumanin, të shumë kërkuarin e drejtësisë i cili u arrestua pas një përplasje me armë në Papër të Elbasanit.

Burime për ABC, raportojnë se Dumani është marrë në pyetje nga oficerët e BKH, apo siç njihet ndryshe FBI shqiptare, për një ngjarje që daton rreth dy vite më parë në Elbasan. Raportohet se  Nuredin Dumani ka qenë i kontaktuar nga një grup kriminal që operon në Elbasan, për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin.

I njëjti burim pohoi për ABC se vrasja në fjalë ishte porositur të ndodhte rreth dy vite më parë, dhe  Nuredin Dumani për të realizuar misionin e marrë për sipër, ishte vendosur dy muaj në një zonë të Elbasanit, ku do të studionte të gjithë lëvizjet e Sokol Sanxhaktarit për të gjetur momentin e duhur për ta eliminuar.

Sokol Sanxhaktari është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Elbasanit, për vrasjen e Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik të vitit 2020. Po 18 vite burg është dhënë edhe për shokun e tij, Adriano Hajdari. Për të dy është vendosur që të vuajnë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë Lirim me kusht. /abcnews.al/