Fëmija i vdekur në valixhe, detaje nga ekspertiza mjeko ligjore

0
95

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku nëna ka lindur fëmijën dhe më pas e ka futur në valixhe.
Sipas raportit mjeko ligjor fëmija që u gjet i vdekur ka qenë i formuar dhe ekspertët e mjekësisë ligjore tregojnë se bëhet fjalë për një abort.

Akoma nuk është përcaktuar nëse ka lindur i gjallë apo i vdekur, por mësohet se aborti ka ndodhur pa asistencë dhe nena ka pasur hemoragji të madhe.

Gruaja jetonte e vetëm në banesë, ku edhe ka kryer lindjen e fëmijës së saj. Fëmija është konstatuar nga bashkëshorti i gruas, i cili ka qenë emigrant në Greqi, dhe ishte kthyer së fundi në Korçë.