Thashethemet për një kalim të Vedat Muriqit në Serie A tek Lazio Fenerbahçe i është kundërpërgjigjur me një komunikatë për shtyp
Klubi i madh turk ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje me Lazion për Serie A edhe pse disa gazetarë dhe media e kanë bërë punë të kryer transferin e gjigantit kosovar në Serie A.
Fenerbahçe në reagimin e vet ka treguar se ka marrë shumë oferta për lojtarin dhe se momentalisht nuk ka nënshkruar asgjë me Lazion.
“Për të qetësuar tifozët, në disa media është raportuar se Lazio ka nënshkruar me lojtarin në këmbim të parave dhe transferin e një lojtari tjetër. Ju njoftojmë se të gjitha këto lajme nuk janë të vërteta”.
Ka kohë që mediat në Itali, në Turqi dhe në Kosovë japin lajme për një transfer të mundshëm të Muriqit në Lazio gjatë këtij afati kalimtar.
Në Itali sot është raportuar se është arritur marrëveshje përfundimtare me lojtarin ku Muriqi do të përfitonte pagë dy milionë euro në sezon.
Disa media kanë thënë që Lazio do të paguajë 18 milionë euro, kurse disa të tjera 14 milionë. /GazetaExpress/