Festa e Fiter Bajramit, mijëra besimtarë falin namazin

0
35

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot festën e Fiter Bajramit.

Në Tiranë, besimtarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të falur namazin e Fiter Bajramit, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes së agjërimit.

Për besimtarët, kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës dhe solidarizimin me të varfërit, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Fiter Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin mysliman pasi vjen pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit