FIFA paralajmëroi Brazilin me përjashtim, vjen vendimi i Gjykatës së Lartë

0
92

Pas kaosit që përfshiu Brazilin, me kërcënimin e FIFA-s deri në përjashtim nga Botërori i ardhshëm, vjen kthesa e menjëhershme.

Gjykata e Lartë braziliane urdhëroi rikthimin e Ednaldo Rodrigues si president i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF).

Një veprim befasues i gjyqtarit Gilmar Mendes, i cili me vendimin e tij pezulloi vendimin e marrë në dhjetor nga një gjykatë më e ulët.

Ai është rikthyer në qendër të një vorbulle polemikash për shkak të performancës së dobët të ekipit kombëtar të futbollit.