FILLON ZBATIMI I PROJEKTIT “SFIDO URREJTJEN”

0
136

Në zbatim të projektit “Sfido urrejtjen! “Menaxhimi i rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit”, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA-s) dhe në bashkëpunimin me “Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar” kanë organizuar sot një takim ku u evidentua rëndësia e bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm për funksionimin sa më të mirë të shoqërisë.

Sipas kryetarit të Qendrës së bashkëpunimit ndërfetar Arben Ramkaj, roli i medias është një nga armët më të forta kundra diskriminimit dhe bashkëjetesës fetare nëse përdoret në mënyrën e duhur, dhe informacioni nuk keqinterpretohet.

Bashkëpunimi me median dhe gazetarët është primar në parandalimin e dhunës dhe urrejtjes fetare si dhe informimit të duhur të masave.

Takimi i radhes do te fokusohet ne prezantimin e projektit dhe synimin e tij për informimin e gazetareve te rajonit dhe reporteret e mediave lokale, të medias së shkruar dhe vizive mbi rolin e institucioneve të pavarura si mbrojtës të të drejtave të njeriut; si dhe diskutim me gazetarët mbi mënyrën e raportimit te informacionit dhe problematikat që mund të krijohen në përçimin e tij, duke shmangur komunikimin që mund të krijojë shqetësim në komunitetet fetare në formën e stereotimizimit, denigrimit apo stigmatizimit.

Informimi i gazetareve në këtë drejtim, synon që ti bëjë ata partnerë të Institucioneve të Pavarura në mbrojtje për një mbrojtje më afektive të të drejtave të njeriut dhe më të vetëdijshëm mbi impaktin social të komunikimit të informacionit.