Fluks lëvizjesh në Kapshticë dhe në Qafë Botës/ Emigrantët zgjedhin t’i kalojnë Pashkët me familjarët e tyre

0
55

Festa e Pashkës Ortodokse ka bërë që shumë emigrantë të kthehen në familjen e tyre në Shqipëri. Si pasojë, në të dyja pikat kufitare në Kapshticë ka një fluks automjetesh. Mësohet se këtë të shtunë ka pasur më shumë fluks në dalje nga Shqipëria drejt Greqisë.

Pashkët kanë bërë që përveç shqiptarëve të cilët kanë vendosur të kthehen në vendin tonë, shumë prej tyre kanë vendosur të shkojnë te familjarët e tyre në shtetin grek për të festuar së bashku.

Nga ana tjetër dhe në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë, ka një fluks të shtuar në hyrje. Gjatë 24 orëve të fundit në Stacionin e Policisë në Qafë Botë kanë hyrë:

-Shtetas shqiptarë:1322

-Shtetas të huaj: 2374

Po në këto 24 orë kanë dalë:

-Shtetas shqiptarë 621

-Shtetas të huaj 502 Ndërkohë gjatë këtyre 24 orëve kanë hyrë:

-Mjete shqiptare 361.

-Mjete të huaja 889.

Kanë dalë:  

-Mjete shqiptare 187.

-Mjete të huaja    234

Në pikën shqiptare punohet me tre sportele, ndërsa në atë greke me dy./abcnews.al