Ish-legjenda e Liverpool: Salah është lojtari më egoist që kam parë

0
19

Graeme Souness, lojtar i Liverpoolit nga viti 1978 deri në 1984 dhe tri herë kampion i Kupës së Evropës (Championsit) me “The Reds”, e ka konsideruar egjiptianin Mo Salah si “lojtarin më egoist që kam parë ndonjëherë”.

Kritikat nga Souness (70 vjeç) erdhën pak ditë pas incidentit mes sulmuesit dhe trajnerit Jurgen Klopp, kur ai duhej të hynte në fushë për të luajtur kundër West Ham. “Nëse flas sot… do të ketë zjarr”, një deklaratë që ngre dyshime për të ardhmen e sulmuesit egjiptian në Merseyside.

“Mo Salah ka një vlerësim shumë të madh për veten,” tha Souness Simon në podkastin “Three Up Front” të William Hill.

Ish-futbollisti legjendar skocez ishte i qartë për të ardhmen e Salah:

“Mendoj se Mohamed Salah po largohet nga Liverpool. Ai ka qenë përrallor për Liverpoolin, por nëse shkon në Arabinë Saudite, atëherë ai do të jetë ylli më i madh në atë pjesë të botës”./ h.ll/abcnews.a