Cristiano Ronaldo është në formë të mirë dhe me të vërtetë po shfrytëzon sa më shumë pushimin dimëror dy-javor të Premier League.
Sulmuesi i Manchester United është nisur drejt një destinacioni të panjohur për të shijuar diellin e dimrit, përpara asaj që me siguri do të jetë një finale dramatike e fushatës.
Me “Djajtë e Kuq” që nuk janë në aksion përsëri deri në ndeshjen e Kupës FA kundër Middlesbrough më 4 shkurt, Ronaldo ka mjaft kohë për të pushuar dhe rikuperuar.
Ai ka shijuar kohën e tij në diell me një masazh relaksues, nga masazhatori i tij personal.
Ronaldo i përshëndeti fansat në një foto të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”.
Ai ka marrë shërbimet e Santamaria-s që nga ditët e tij me Real Madridin dhe solli ekspertin me vete në pushimet e tij.
36-vjeçari gjithashtu u dha fansave një vështrim më të afërt në trupin e tij të tonifikuar me një foto të tij duke pirë nga një kokos ndërsa ishte i veshur vetëm me pantallona.
Ronaldo u kthye në një plazh me rërë të nxehtë duke treguar një palë të brendshme të markës së tij ‘CR7’.
© SYRI.net