Klodian Saliaj, 25-vjeçari nga Armeni i Vlorës, dyshohet se ka goditur 10 herë me thikë një 73-vjeçar, gjatë tentativës për ta grabitur në shtëpinë e tij në Greqi.
Kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.
Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës .
Dy shqiptarët u arrestuan pasditen e djeshme nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit të Kefalinisë. Ata qëndronin pa dokumente në shtetin grek
Top Channel