FOTO/ Ky është autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë për vjedhje

0
60

Ky është 69 vjeçari Thoma Mastora, autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Policia e Gjirokastrës, në një deklaratë për mediat më herët, bëri të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta dhe për mosmarrvëeshje të mëparshme.

Autori rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

Nga veprimet hetimore të kryera me ekspertët kriminalistë dhe mjeko-ligjorë, u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse duke u shkaktuar vdekjen. Sipas policisë, në banesën e çiftit të vrarë, janë gjetur 5 milionë lekë të reja./abcnews.al