FOTO LAJM/ Policia kap laçianin me armë pa leje, por detaji te pushka i la me sy hapur

0
3792

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 21-vjeçar pasi i gjetën një armë zjarri, pushkë, të cilën kishte planifikuar ta përdorte në një ngjarje kriminale.

Pasi pa që policia po e ndiqte, i riu e hodhi armën e zjarrit me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes, por në fund u kap.

Ajo që bie në sy ka të bëjë me modifikimet që i riu i kishte bërë armës së zjarrit.

Siç duket edhe nga fotoja e publikuar nga policia, ai i ka hequr asaj qytën si edhe një pjesë të grykës me qëllim shkurtimin e armës.

Po ashtu, i riu i kishte vendosur pushkës një karikator kallashnikovi, kurse në fund i ka vendosur edhe një dorezë duke e kthyer nga pushkë në automatik.