FOTO/ Makina del nga rruga në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital shoferi 25-vjeçar

0
67

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Sherishtë.

Bëhet me dije se shtetasi E. M., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 25-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Sherishtë, shtetasi E. M., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 25-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.