FOTO/ Ndërron jetë nga Covid-19 infermierja e maternitetit të Elbasanit

0
181

Majlinda Ilirjani, 50 vjeçe, me profesion mami në qytetin e Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Majlinda punonte si infermiere në repartin e gjinekologjise në spitalin e Elbasanit. Mësohet se ajo ishte infektuar me Covid-19 se bashku me nënën e saj.

Të dyja ishin në intubim, ndërkohë që nëna e saj fatmirësisht ka shpëtuar. Po ashtu me Covid-19 ka qenë edhe bashkëshorti i saj

Kjo është e para humbje jete në radhët e bluzave të bardha në Elbasan. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare./elbasaniflash.al