FOTO/ “Në radhë për Conte-n”, Serie A mirëpret italianin, katër ekipe “big” në garë

0
33

Aventura e Antonio Conte në krye të Tottenham është në ditët e fundit, në këtë pikë nuk kanë asnjë dyshim mediat në Angli, ndërsa në Itali kanë nisur që tani të kuptojnë se ku do të jetë e ardhmja e tij.

Corriere dello Sport shkruan në faqen e parë: “Në radhë për Conte-n”, pasi sipas të përditshmes italiane janë jo pak, por katër ekipe që mund të jenë destinacioni i radhës:

Corriere

Juve, Milan, Inter e Roma, po shqyrtojnë hipotezën për të pasur Conten në skuadër për sezonin e ri. Në çdo rast, kushdo nga këto katër ekipe, duhet të bëjnë një sforco ekonomike për të përballuar kërkesat e Conte-s. Trajneri i Tottenham ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Itali, i vetëdijshëm për vështirësitë financiare të klubeve në Serie A, është i gatshëm të ul pak pretendimet e tij.

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu