FOTO/ Prishja e pazareve të drogës, pronari i makinës së shkrumbuar në Elbasan shpërndarësi

0
1324

Kjo është makina e shkrumbuar pjesërisht gjatë natës në Elbasan, pasi i është vënë flaka qëllimisht.

Burime për ABC bëjnë me dije se “Citroenit” i është vënë zjarri në shenjë hakmarrje për prishjen e pazareve të drogës.

Pronar i makinës dyshohet se është një shpërndarës droge me iniciale E. T. Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, ndërsa makina ka qenë i parkuar në rrugë, pranë shtëpisë së pronarit.

“Më datë 24.11.2021, rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij, i cili  është djegur pjesërish”, thuhet në njoftimin e policisë. be.k/abcnews.al