FOTO/ U ekzekutua me breshëri plumbash në mes të ditës, ky është kushëriri i Ervis Martinajt, si ndodhi masakra me 3 të vrarë

0
332

Brilant Martinaj dyshohet se ishte objektivi i atentatit të sotëm me 3 të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

A.Hoxha dhe Diklen Vata mbetën gjithashtu viktima pas breshërisë së plumbave nga një automjet në lëvizje.

Diklen Vata, 30 vjeç ishte pasagjer në pjesën e pasme të makinës dhe tentoi të largohet, por Abc mëson se autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vrarë.

Ndërkohë Martinaj dhe Hoxha u gjetën të shkrumbuar brenda mjetit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja.

Kanë qenë të afërmit te Diklen Vakës që kanë konfirmuar se 30-vjeçari ishte nën shoqërinë e dy të vrarë të tjerë, ndërsa priten rezultatet e mjekësisë ligjore./Abcnews.al/

/Abcnews