FOTO: Vajzat e Hollywood ‘djegin’ kopertinën e revistës prestigjoze

0
69

Bebet e dikurshme të Hollivudit, Lourdes Leon dhe Amelia Hamlin janë yjet që u shfaqën së fundmi në  kopertinën e revistës Perfect.Të dyja modelet Lourdes, 27 vjeç dhe Amelia, 22, u zhveshën me të brendshme për xhirimet e tyre përkatëse.

Hamlin, nëna e së cilës është aktorja e njohur Lisa Rinna dhe babai është aktori Harry Hamlin, pozoi me bikini të kuqe të vogla që mezi ia mbulonin gjoksin.

Bomba nxorri në pah format e saj të tonifikuar me tanga dhe çorape të kuqe deri në kofshë.

Ndërkohë, Lourdes ka mahnitur me një foto artistike bardh e zi teksa ka pozuar me korse dhe rrip llastiku. Madonna ndau imazhin e kopertinës të së bijës ndërsa shkruajti në Instagram “Fëmija im është i përsosur”.