Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka pasur një debat me produksionin e ‘Sanremos’ për shkak se ai do të performonte në një orar të vonë.
Arsyeja që ai ka kërkuar të këndojë më herët sesa radha që i ishte përcaktuar është sepse nipi i tij i ka kërkuar që ta shikojë duke performuar live. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë të bisedës me nipin e tij, ku i ka konfirmuar se do të këndojë shumë vonë.
Postimi i plotë:
Nipi: Përshëndetje Xhaxhi Ermal, a do të të shoh duke kënduar sonte?
Ermal Meta: Jo dashuri, edhe sonte këndoj shumë vonë dhe në atë orë ti do të jesh në gjumë
Nipi: Atëherë do të të ëndërroj, xhaxhi.
Ermal Meta: Sonte këndoj për ëndrrat e tua dhe ndoshta nesër edhe për sytë e tu.
Performanca e Ermal Metës në këtë Sanremo është cilësuar si një nga më të mirat dhe pretendente për të marrë vendin e parë.
(S.D/Faxweb.al)