FOTO/ Zbulohet shkaku i sherrit mes Ermal Metës dhe produksionit të Festivalit të Sanremos

0
167

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka pasur një debat me produksionin e ‘Sanremos’ për shkak se ai do të performonte në një orar të vonë.

Arsyeja që ai ka kërkuar të këndojë më herët sesa radha që i ishte përcaktuar është sepse nipi i tij i ka kërkuar që ta shikojë duke performuar live. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë të bisedës me nipin e tij, ku i ka konfirmuar se do të këndojë shumë vonë.

Postimi i plotë:

Nipi: Përshëndetje Xhaxhi Ermal, a do të të shoh duke kënduar sonte?

Ermal Meta: Jo dashuri, edhe sonte këndoj shumë vonë dhe në atë orë ti do të jesh në gjumë

Nipi: Atëherë do të të ëndërroj, xhaxhi.

Ermal Meta: Sonte këndoj për ëndrrat e tua dhe ndoshta nesër edhe për sytë e tu.

Performanca e Ermal Metës në këtë Sanremo është cilësuar si një nga më të mirat dhe pretendente për të marrë vendin e parë.

 

(S.D/Faxweb.al)