Fotoja e saj bëri ‘namin’ në rrjet, e reja ukrainase: Më kanë thënë se do më copëtonin foshnjën, u përdor për gënjeshtra…

0
91

E mbështjellë me një jorgan me ballin e gjakosur, imazhi i Marianna Vyshemirsky u pa në mbarë botën. Fotoja e mësipërme është marrë si pasojë e një sulmi ajror rus në Mariupol. Marianna ishte shtatzënë në atë kohë dhe priste lindte vajzën e saj ato ditë.

Ajo qarkulloi në internet, në faqet e para të gazetave dhe u debatua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Por, pasi i mbijetoi një sulmi, Marianna u përball me një sulm tjetër, dezinformimi dhe urrejtjeje ndaj saj dhe familjes së saj, raporton BBC.

Ndërsa Rusia u përpoq të mbillte gënjeshtra për sulmin. “Kam marrë kërcënime se do të vinin dhe do të më gjenin, se do të më vrisnin, se fëmija im do të copëtohej”, thotë ajo në një intervistë për BBC, e para e saj me një media të madhe perëndimore.