FOTOT/ Kampionia europiane e notit i përgjigjet kritikëve për pozat e nxehta: Ju neveris

0
62

Një foto për të përjetësuar suksesin e madh të arritur në kampionatin europian të notit ka shkaktuar debat në rrrjetet sociale.

Në foto Linda Cerruti duket se bën sparkatën ndërsa në këmbë ka varur 6 medaljet, 6 të argjendta e 2 bronzi.

Fotoja është marrë nga disa gazeta dhe është shpërndarë në rrjetet sociale duke shkaktuar qindra komente seksiste.

Prandaj reagoi në profilin e saj kundër komenteve seksiste.

“Fotoja tregon në një pozë artistike, tipike për sportin tim, së bashku me tetë medaljet e fituara në atë që është kampionati më i mirë evropian në karrierën time. Jam pa fjalë, e tronditur dhe e neveritur nga qindra ndoshta mijëra, komente të papërshtatshme, seksiste dhe vulgare që e shoqërojnë.

Pas më shumë se 20 vite stërvitje dhe sakrifica, nuk më duket asgjë më pak se TURP dhe më dhemb shumë zemra kur lexoj këtë turmë njerëzish që bëjnë shaka që seksualizojnë trupin tim.

Në të njëjtën kohë, dua të falënderoj të gjithë njerëzit që janë distancuar nga këto komente, më kanë “mbrojtur” dhe e kanë vlerësuar foton për atë që është: imazhi i një sportisteje noti krenare për atë që ka arritur” ka përfunduar ajo në postimin e saj.