FOTOT/ Vajza që trazoi Shqipërinë disa vite më parë: Vdisni nga zilia dhe pabukësia, ju jeni të dështuar

0
79

Xhisiela Maloku, vajza nga Fushë Kruja që trazoi Shqipërinë kur akuzoi ish-të dashurin e saj Rexhep Rraja se e kishte dhunuar, tashmë ka nisur një jetë të re, mes luksit dhe transformimit të pabesueshëm.

Ajo deklaroi disa vite më parë se Rexhep Rraja e përndiqte, madje e kishte dhunuar dhe djegur me cigare në një dhomë hoteli.

Reagimi i mediave dhe opozitës ishte shumë i madh dhe i menjëhershëm, pasi Rexhepi ishte djali i Rrahman Rajës, deputetit të PS.

Pa kaluar 24 orë, vajza tërhoqi denoncimin duke deklaruar se kishte shpikur. Ajo mori fajin mbi vete, ndërsa opinioni publik krijoi idenë se Xhisiela ishte kërcënuar, prandaj tërhoqi padinë.

Sot Xhisiela jeton mes luksit, ështe gjithë kohën në udhetime ku nuk nguronte të tregojë orat dhe mjetet e shtrenjta me të cilat shëtit. Gjithashtu ajo tregon në rrjetet sociale edhe buqetat me lule qe surprizohet here pas here nga dikush, qe nuk e bën publik.

Por Xhisiela gjen kohë dhe për të “ofenduar” mediat të cilat e shpëtuan asokohe kur u dhunua. Me një gjuhë të ashpër Xhisiela shprehet se nuk i ndihmon dot mediar, pasi gazetarët janë të dështuar dhe ziliqarë.