Frika për një sulm terrorist, blindohet stadiumi “Allianz Arena” përpara klasikes Bayern Munich-Dortmund

0
18

Policia në qytetin gjerman të Mynihut ka vendosur më shumë oficerë për të siguruar “Allianz Arena-n” gjatë një ndeshjeje të Bundesligës mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund të shtunën.

Prezenca e shtuar e sigurisë vjen pasi policia mori një informacion të premten se imazhet e qarkulluara në mediat sociale dukeshin se tregonin një objektiv të vendosur mbi spektatorët jashtë stadiumit.

“Nuk ka prova konkrete të rrezikut”

Imazhi supozohet se është krijuar nga grupi terrorist ISIS, një degë e të vetëquajturit “Shteti Islamik” me bazë në Afganistan.

Grupi mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të fundjavës së kaluar në një sallë muzikore jashtë Moskës .

Një zëdhënës i departamentit të policisë së Mynihut tha për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se ata e vlerësuan intensivisht foton të premten mbrëma së bashku me departamentin rajonal të hetimit penal dhe arritën në përfundimin se nuk kishte prova konkrete të rrezikut. Për një ndeshje të kësaj rëndësie, normalisht do të vendoseshin 300 deri në 500 persona.

“Tani po e rrisim këtë numër”, tha zëdhënësi i policisë.

Ndeshjet Bayern-Dortmund njihen si ‘Der Klassiker’ për shkak të rivalitetit të tyre të gjatë për epërsi në futbollin gjerman./ h.ll/abcnews.al