Fshehu vetëvarjen e gruas/ Gjykata e lë në burg 56-vjeçarin, avokati kërkon ekspertizë psiqike

0
71

Gjykata e Tiranës la në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve 56-vjeçarin Shefqet Lika i akuzuar nga prokuroria për shkaktimin e vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Shahe Lika.

Prokuroria bëri me dije se 56-vjeçari ka tentuar ta fshehë krimin e rëndë duke e paraqitur ngjarjen si vdekje natyrale.

Por i pandehuri dhe avokati, i tij kanë mohuar në sallën e gjyqit përfshirjen në vetëvrasje. Avokati pretendoi në Gjykatë se i arrestuari ka probleme te shëndetit mendor dhe kërkoi kryerjen e një ekspertize psiqike.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Kamëz, ndërsa u zbulua nga familjarët e të ndjerës, të cilët kërkuan që të kryhej eksperiza e trupit për shkakun e vdekjes.

Pasi u vertetua se vdekja kishte ardhur si pasoje e vetvarjes, 56-vjecari ka treguar para efektiveve se kishte frikë ta denonconte ngjarjen pasi nuk do e besonin