Fundi i epokës Basha në PD”, nisin punimet për heqjen e dyerve të blinduara në selinë blu

0
63

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës së sotme nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, tashmë ka nisur heqja e dyerve të blinduara në selinë e partisë Demokratike.

Kujtojmë që blindimi u bë nga ish kryedemokrati Lulzim Basha ditë para se të mbahej protesta e organizuar nga Komisioni i Rithemelimit për të “marrë” selinë e PD. Pavarësisht përplajesve të forta, grupi i protestuesve nuk arriti të hapte totalisht dyert e blinduara të cilat bënë të mundur që Basha të mbante ende ambientet e selisë deri në dorëheqjen e tij pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale.