Duket se viti 2020 i përket këngëtares shumë të dashur për publikun, Fifi. Ditën e sotme, ajo ka lancuar këngën më të re, e cila padyshim pritet të jetë një hit i vërtetë.
Fifi ka bashkuar forcat me reperin e komentuar, Bardhi dhe DJ Gimi-O për të sjellë projektin “Du & Ich”.
Kënga e re e tre artistëve u punua nga producenti Çelik Lipa, ndërsa për vijën melodike u kujdes Fifi dhe Bardhi.
“Du & Ich”, është finalizuar edhe me klip, për të cilin u kujdesën Imagine Films dhe Quafro Film Production.
Kujtojmë që vetëm pak javë më parë Fifi publikoi baladën ‘Ninullë dashurie’, e cila u pëlqye pafundësisht.
Abc