Furnizonte me drogë zonën e Shushicës, arrestohet 31-vjeçarit në Tiranë

0
204

Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

I riu dyshohet se furnizonte me drogë zonën e Shushicës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Finish”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, tre aparate celulare dhe një peshore elektronike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në zonën e Shushicës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Finish”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– J. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në rrugën “Gjin Kuqali”, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, tre aparate celulare dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.