Gazetari Elton Qyno mbahet që prej 10 orësh në ambjentet e SPAK, i kërkohet burimi i informacionit

0
480

Gazetari i RTV Ora, Elton Qyno bëhet me dije se po mbahet në ambjentet e SPAK që prej orës 11:00 të mëngjesit të sotëm. Prokurorët e SPAK bëhet me dije se po i kërkojnë Qynos, burimin e informacionit në lidhje me dosjet hetimore që ka në ngarkim ky instituicon.

Qyno dyshohet se ka zbuluar disa sekrete të dosjeve hetimore, për të cilën prokurori po i kërkon se kush ia ka dhënë.Mirëpo gazetari investigativ deri më tani ka refuzuar të jap informacion lidhur me këtë.

Nga ana tjetër, oficerët e BKH-së kanë kryer kontrolle edhe në shtëpinë e Qynos dhe në ambjentet ku ai punon në RTV Ora.

Për këtë lajm ka patur reagime të shumta në media, por edhe nga politika ku pak më parë reagoi edhe Sali Berisha duke bërë thirrje të ndalet terrori ndaj gazetarit Qyno.