Gigi Hadid shuan kureshtjen, shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

0
223

Modelja e njohur me famë botërore, Gigi Hadid është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ylli i pasarelave dhe partneri i saj, Zayn Malik preferuan ta mbajnë të fshehtë lajmin deri pak kohë më parë pasi mediat e huaja raportuan se dyshja po bëhen prindër të një vajze, e cila pritet të vijë në jetë në shtator.

Por, edhe pse konfimoi shtatzaninë, Gigi është treguar shumë e rezervuar duke mos zbuluar asnjë detaj. Së fundmi, supermodelja ka shuar kuriozitetin e fansave që kanë kërkuar një foto të barkut të rrumbullakosur. Në një video live në Instagram, ylli i pasarelave shpjegoi arsyen përse ka vendosur ta mbajë larg vëmendjes së mediave këtë periudhë të ëmbël të jetës së saj.

Kjo nuk është gjëja më e rëndësishme që po ndodh në botë. Kjo është arsyeja pse ndjeva se nuk është diçka që duhet ta ndaja me njerëz të tjerë, veç familjes dhe miqve të mi. Shumë njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit, pastaj lëvizja Black Lives Matter dhe prandaj mendova se prania jonë në rrjetet sociale duhej përdorur për këto kauza.”, tha Gigi. /abcnews.al/