Lacazette: S’e pyes Aubameyangun më për kontratë

0
215

Ylli i Arsenalit, Alexandre Lacazette, ka bërë të ditur se ai nuk bisedon më me bashkëlojtarin e tij, Pierre-Emerick Aubameyangun, për kontratën dhe të ardhmen e tij, ndërsa e ka cilësuar atë si legjendë të Arsenalit.

Përderisa drejtuesit e Arsenalit kanë bërë të ditur se për momentin janë të përqendruar të gara për kualifikim në gara evropiane, e ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang vazhdon të komentohet në rrjete sociale.

Aubameyang raportohet se është ende duke negociuar për ta rinovuar kontratën e tij, pasi që ajo aktuale i skadon gjatë verës së vitit të ardhshëm. Deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje, përkundër që kanë mbetur më pak se 12 muaj kohë deri verën e ardhshme.

Pasiguria lidhur me planet e Aubameyangut për të ardhmen e tij ka bërë që mediumet britanike të raportojnë se 31-vjeçari po e planifikon largimin nga Emirates, përderisa Barcelonë është spekuluar si njëra ndër opsionet e tij.

I pyetur se çfarë di për negociatat e Aubameyangut për rinovim të kontratës, Lacazzete tha: “Të jem i sinqertë, ne nuk flasim më për të ardhmen e tij pasi që në fillim kjo ishte shumë qesharake”.

“Por, në një periudhë më afatgjatë, ti irritohesh sepse ti ndoshta dëshiron diçka që ndoshta nuk është ashtu siç do të donim ne dhe unë nuk dua të jem ai personi që bëhet bezdisës me pyetjet e vetja”.

“Kështu që ne nuk flasim për të ardhmen e tij. Unë thjesht do të pres si të gjithë të tjerët. Thjesht shpresoj se do të më tregojë mua para se t’ua thotë gazetarëve”.

“Ai tashmë është në mesin e legjendave të Arsenalit, shkaku i numrit të madh të golave që i ka shënuar në aq pak ndeshje”. /Gazeta Express/