“Gjak dynjaja”, pronarët e shtëpisë flasin për vrasjen e 37 vjeçares në Elbasan: Kishte urdhër mbrojtje, e gjetëm kufomën me kurriz nga dera

0
112

Pronarët e banesës ku jetonin me qera çifti i bashkëjetuesve, Jetlira Elezi dhe Ramis Mici kanë folur mbi ngjarjen tronditëse të ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Sipas dëshmisë së dhënë, e ndjera Jetlira Elezi që u vrame thikë nga Ramis Mici, kishte marrë një urdhër mbrojtje nga policia pasi 4 ditë më parë e kishte denoncuar këtë të fundit për dhunë të ushtruar.

Mes të tjerash, pronari i banesës ku jetonin me qera, ka zbuluar se grindjet mes tyre kishin nisur ditët e fundit, ndërkohë përshkruan edhe momentin kur panë të pajetë 37 vjeçaren Jetlira Elezi.

“Një muaj kishin që jetonin këtu. Para 4-5 ditësh u grindën dhe e e ndjera e denoncoi zotërinë në polici. Më pas erdhi policia këtu dhe e mori. Ajo zbriti nga kati i dytë ku po qëndronte dhe u vendos në katin e parë, i liruam një dhomë.

Mesa na tha neve, policia i kishte dhënë urdhër mbrojtje. Mbrëmë nga ora 1 pa 10 kur doli ai nga dera, e kishte ndjerë gruaja ime. Kur zbrita poshtë, pashë që dera ishte hapur, u afrova e pashë që ishte gjak dynjaja, ajo kishte mbaruar. Kur hyra brenda pashë kufomën e kishte kthyer kurrizin nga dera dhe gjithë dhoma ishte bërë gjak.”– u shpreh pronari i banesës.

Mësohet se e ndjera ishte e divorcuar dhe kishte një fëmijë nga martesa e mëprashme ndërsa prej 6 vitesh bashkëjetonte me Ramis Micin.

Policia është vënë në ndjekje të 37 vjeçarit Ramis Mici i cili është larguar nga vendngjarkja sapo kishte kryer krimin e rëndë.