“Gjarpri është më mirë se kurrë”, efektivja e policisë Anisa Kostani pasi u përfshi në aksident: Shpellar, nuk do pyes miqtë nëse kanë patentë

0
142

Efektivja e policisë Anisa Kostani, e cila u përfshi në një aksident pak ditë më parë Tiranë, ka reaguar në rrjetet sociale. Kostani ka falenderuar ata të cilët janë shqetësuar për gjendjen e e saj, ndërsa nuk e ka kursyer ironinë për komentuesit të cilët e pyesnin “si është gjarpri”.

“Ju falenderoj teper per cdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjitheve qe mu gjendet prane; ishit te shumte. Ndersa ju te tjerve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri eshte me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete. Shendet!”, shkruan ajo.

Kostani u aksidentua me makinë në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë, ndërsa ishte pasagjere në mjet. 27-vjeçarja pësoi lëndime në trup dhe u transportua në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar. Kujtojmë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kostani, River Durra, u ndalua nga policia, dhe rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi.