
Çifti i të miturve nga Elbasani, për të cilët familjet e tyre nuk kishin asnjë informacion prej 3 ditësh, janë gjetur në Tiranë.
Elbasani flash mëson se janë gjetur afër Plazës, në rrugë duke ecur, në gjendje të mire shëndetësore.
Policia e Tiranës ka njoftuar kolegët e Elbasanit për të marrë dy adoleshentët.
Dy fëmijët nga Elbasanit thuhet se ishin në lidhje dashurie që në bankat e shkollës 9 vjeçare që ndjekin.
Familjet nuk u kishin dhënë bekimin dhe dashuria e adoleshentëve ishte e ndaluar.
Të shtunën, (30 prill) të dy dolën nga shtëpitë për të shkuar në shkollë me plan për tu arratisur.
Vajza nxënëse e klasës së 7 shkolla “Qemal Haxhihasani”, doli në pushim të gjatë dhe nuk u kthye më.
