Gjenden dy të miturit nga Elbasani që ishin zhdukur prej 3 ditësh

0
302

Çifti i të miturve  nga Elbasani, për të cilët familjet e tyre nuk kishin asnjë informacion prej 3 ditësh, janë gjetur në Tiranë.

Elbasani flash mëson se janë gjetur afër Plazës, në rrugë duke ecur, në gjendje të mire shëndetësore.

Policia e Tiranës ka njoftuar kolegët e Elbasanit për të marrë dy adoleshentët.

Dy fëmijët nga Elbasanit thuhet se ishin në lidhje dashurie që në bankat e shkollës 9 vjeçare që ndjekin.

Familjet nuk u kishin dhënë bekimin dhe dashuria e adoleshentëve ishte e ndaluar.

Të shtunën, (30 prill) të dy dolën nga shtëpitë për të shkuar në shkollë me plan për tu arratisur.

Vajza nxënëse e klasës së 7 shkolla “Qemal Haxhihasani”, doli në pushim të gjatë dhe nuk u kthye më.