Gjendet 31-vjeçarja nga Librazhdi që ishte shpallur e zhdukur : U largova nga shtëpia me dëshirë

0
169

Është gjetur 31-vjeçarja nga Librazhdi e cila u denoncua nga familjarët si e zhdukur disa ditë më parë duke braktisur edhe fëmijët.

E pyetur nga policia 31-vjecarja ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirën e saj.

Shkaqet dhe rrethanat e largimit të saj nga banesa janë të paqarta ndërsa tashmë ajo ndodhet pranë familjarëve.