Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Kosovë e Vogël të Lushnjes. Një 68 vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij rreth orës 05:00.
Sipas policisë, ai dyshohet të jetë vetëvarur në një ullishte. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.