Vdekja e presidentit, reagon qeveria iraniane: Do të ndjekim rrugën e Raisit

0
48

Kabineti i qeverisë në Iran ka lëshuar një deklaratë ku tha se qeverisja nuk do të preket, pavarësisht vdekjes së presidentit dhe ministrit të Jashtëm të vendit, pas rrëzimit të helikopterit me të cilin udhëtonin.

Një mbledhje urgjente e kabinetit në Teheran u mbajt ndërsa media shtetërore bëri njoftimin për vdekjet e tyre mëngjesin e së hënës.

Kabineti lëshoi ​​një deklaratë më pas duke u zotuar se do të ndjekë rrugën e Raisit dhe se “me ndihmën e Zotit dhe popullit, nuk do të ketë asnjë problem me menaxhimin e vendit”.

Zëvendëspresidenti Mohammad Mokhber, i cili do të marrë detyrën në mënyrë të përkohshme, tashmë ka filluar të marrë telefonata nga zyrtarë dhe qeveri të huaja në mungesë të Raisit, njoftoi media shtetërore.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, janë gjetur të vdekur në vendin ku u rrëzua një helikopter në veriperëndim të Iranit.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi më 20 maj se helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të keq./abcnews.al