Ditën e sotme në Gjirokastër është gjetur i pajetë një i moshuar 68-vjeçar në banesën e tij.
Policia dyshon se i moshuari është asfiksuar nga rrjedhja e bombulës së gazit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rastit.
Njoftim i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.