Gjendet i pajetë i moshuari në Gjirokastër, ja çfarë dyshon policia

0
53

Ditën e sotme në Gjirokastër është  gjetur i pajetë një i moshuar  68-vjeçar në banesën e tij.

Policia dyshon se i moshuari është asfiksuar nga rrjedhja e bombulës së gazit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që  po punon për zbardhjen e rastit.

Njoftim i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.