Gjendet i pajetë nga familjarët 62-vjeçari në Berat, dyshohet i vetëvarur

0
507

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Berat.

Bëhet me dije se 62-vjeçari me inicialet P.C është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

Burimet zyrtare informojnë se i ndjeri, sipas familjarëve, vuante nga depresioni.

Njoftimi i Policisë: Berat/Informacion paraprak

Në lagjen “10 Korriku”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi P. C., 62 vjeç.

Sipas deklarimeve të marra nga familjarët, ky shtetas vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.