Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagoset 62 vjeçari

0
95

Një 62 vjeçar ka mbetur i lënduar pas shpërthimit të bombolës së gazit. 62 vjeçari ka qenë duke e montuar në banesë, kur edhe ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Margëlliç.

Për pasojë ai ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al