Gjendet i pajetë një person në tunelin e Letanit, policia: Dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe ka humbur jetën

0
222

Gjendet i pajetë trupi i një personi në tunelin e Letanit, në aksin Elbasan-Funar. Mesohet se viktima ishte shpallur i humbur para dy ditësh nga familjarët e tij.

Viktima quhet Gjin Biba, i cili punonte ne nje kantjer ndertimi

Ndërkaq policia njofton se dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.